Ronaldinho kishte vetëm 6 euro në bankë kur u fut në burg, fitoi 750 mijë euro katër muaj pasi u lirua

Ronaldinho kishte vetëm 6 euro në bankë kur u fut në burg, fitoi 750 mijë euro katër muaj pasi u lirua

Ishte fantastike ta shihnim Ronaldinhon përsëri në fushë futbolli dhe të buzëqeshur.

Legjenda braziliane luajti për skuadrën e legjendave të Barcelonës në një ndeshje ekzibicionale kundër legjendave të Real Madridit, në Izrael, këtë javë.

Ronaldinho dhe Barça humbën 3-2, por ju nuk mund ta fshinit buzëqeshjen nga fytyra e 41-vjeçarit.

Ronaldinho hapi llogarinë e golave nga penalltia, para se të dhuronte një festim interesant, transmeton Periskopi.

Ai gjithashtu goditi edhe transversalen me një përpjekje nga distaca, por nuk ka qenë gjithçka kopsht me lule për Ronaldinhon nga pensionimi i tij.

Legjenda braziliane kaloi 171 ditë në burg, pasi u arrestua në Paraguaj së bashku me vëllanë e tij, Roberto de Assis Moreira, për pasaporta fallco.

Ronaldinho qëndroi prapa hekurave për 32 ditë para se të vendosej në arrest shtëpiak, pasi pagoi 150 mijë euro për lirim.

p1fb6gnhkn11bv1aa437m1ibn1mllb.jpg

Pati raporte se ish-fituesi i ‘Topit të Artë’ kishte vetëm 6 euro në bankë dhe besohej se ishte afër bankrotimit, sipas raporteve nga ‘The Sun’.

Mirëpo, sipas ‘El Pais’, Ronaldinho fitoi rreth 750 mijë euro në katër muajt pasi u lirua nga burgu.

Ai fitoi këtë shumë falë disa lëvizjeve të mençura në biznes.

Fillimisht ai ndihmoi të promovohej stadiumi i Atletico Mineiros – klubi ku ai fitoi Copa Libertadores më 2013.

Ai gjithashtu mori titullin si qytetar nderi në Belo Horizonte dhe vendosi të hapte një studio atje për t’iu futur industrisë së muzikës. Ai regjistroi një klip me grupin Recayd Mob dhe reperin Djonga. Videoja arriti një milion klikime për më pak se një javë, teksa Ronaldinho shihet i rrethuar nga femrat në bikini.

Ai gjithashtu lansoi brendin e tij të gjinit organik, me emrin R-ONE. Kjo shishe mund të shihet përgjatë klipit muzikor.

p1fb6h4kmh1nmg13311f5i17rb3tvd.jpg

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e fushatë promocionale për aplikacionin e udhëtimit, Buser.

Ai ishte gjithashtu fytyra e Betcris, një kompania e basteve, me të cilën ai ka bashkëpunuar që nga viti 2019.

Ronaldinho gjithashtu paraqitet në e-sports, ku ai reklamon Pro Evolution Soccer. Ai madje krijoi skuadrën e vetë, R10, e cila paraqitet edhe në FIFA 21.

Pavarësisht problemeve, ai mbeti ambasador i turizmit në Brazil dhe është takuar me presidentin, Jair Bolsonaro, kur u lirua nga burgu.

Ndërkohë, një film është publikuar rreth karrierës së tij me emrin ‘Ronaldinho: Njeriu më i lumtur në botë.”

Fantastike ta shohim atë në ‘këmbët e veta’ përsëri. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: