Ronaldinho i thoshte Boatengut ta gënjente gruan vetëm për ta shijuar bashkë jetën e natës
“Ishte heroi im, por të bëje festë me të ishte më e komplikuar se që mund ta imagjinosh.”
Kevin Prince Boateng ka folur kështu për Ronaldo de Assis Moreira, më mirë i njohur si Ronaldinho, shkruan “Tuttomercatoweb.com”, përcjell Gazeta Express.
“E bëja shpesh, shumë shpesh, duke i thënë gruas sime se isha duke luajtur poker. Një natë, në orën 04:00 të mëngjesit telefoni im nisi të cingëronte, ishte Ronnie që po më thërriste. Gruaja ime më pyeti: ‘Çka ka që nuk shkon? Kape telefonin, lajmërohu’. Sigurisht, ishte duke festuar, ndoshta ishte i dehur, nuk e di. Ai vazhdonte të më thërriste, në fund iu përgjigja dhe i thash se nuk do të mundë t’i bashkohesha duke e pasur parasysh se isha në shtrat. Ai mu përgjigj: ‘Nëse ke probleme me gruan tënde, mund t’i thuash se do të shkosh për të luajtur poker!’. Ishte e qartë se nuk shkova, edhe për faktin se gruaja ime e dëgjoi qartë atë që e tha Ronnie.”
Ronaldinho njihej për varësinë e tij për jetën e natës, e cila ia shkurtoi karrierën.
Por, nuk duhet harruar spektaklin dhe akrobacionin që ia dha legjenda braziliane futbollit.
Gjithmonë i buzëqeshur, Ronaldinho vallëzonte dhe dëfrehej edhe në fushën e blertë, krahas jetës së natës.
266 gola në karrierë me klube, 33 me Kombëtaren, një karrierë e jashtëzakonshme me shumë trofe të fituar.
Ronaldinho ishte unik, brenda dhe jashtë fushës së blertë.