Ronaldinho dëshmon se mbetet prej më të talentuarve që njeh futbolli në garën e volej

Ronaldinho dëshmon se mbetet prej më të talentuarve që njeh futbolli në garën e volej

Do ta keni të vështirë të gjeni një fans të futbollit që nuk ka dashuri për Ronaldinhon.

Ikona globale dominoi sportin për shumicën e viteve të 2000-ta dhe e bëri duke luajtur futbollin më të bukur të mundshëm, transmeton Periskopi.

Pak a shumë secilën herë që Ronaldinho u aktivizua për PSG-në, Barcelonën, Milanin dhe Kombëtaren e Brazilit, ai dhuroi gjëra që të tjerët i lanë gojëhapur.

Dhe duket se Ronaldinho nuk e ka humbur prekjen e tij magjike aspak, edhe në moshën 41-vjeçare dhe gjashtë vite pasi u pensionua nga futbolli.

Dy herë futbollisti i vitit nga FIFA mori pjesë në një kompeticion voleji përkrah legjendës braziliane, Romario dhe arriti t’i mahniste ata që po shikonin.

Në një ndeshje, Ronaldinho në mënyrë nonshalante asistoi për partnerin për të fituar një pikë me një lëvizje maestrale.

Ai publikoi videon e magjisë në Twitter dhe mund ta shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: