Romano: Mbappe po refuzon gjithçka nga PSG, e dëshiron me çdo kusht kalimin te Real Madridi

Romano: Mbappe po refuzon gjithçka nga PSG, e dëshiron me çdo kusht kalimin te Real Madridi

Kylian Mbappe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në ditët e fundit të merkatos.

Ylli francez është i vendosur të largohet nga PSG, ndonëse skuadra e tij po tenton ta mbajë atë me çdo kusht në Paris.

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, Mbappe po refuzon çdo propozim nga PSG dhe dëshiron vetëm largimin drejt Real Madridit, përcjell Periskopi.

‘Los Blancos’ janë optimistë për transferimin e lojtarit, madje thuhet t’i kenë thënë edhe Carlo Ancelottit se gjasat janë të mëdha për këtë lëvizje.

Mbappe dëshiron të largohet nga Parisi qysh gjatë kësaj vere, por duket se PSG po mbajnë me gjithë forcën.

Nëse ai nuk largohet këtë sezon, tjetrin vit madrilenët mund ta transferojnë me parametra zero. /Periskopi/

Shpërndaje në: