Roman Abramovich rikthehet te Chelsea për herë të parë në shumë vite, pas kaosit me vizë
Roman Abramovich është rikthyer në ‘Stamford Bridge’ për herë të parë në tri vite.
Por ruso-izraeliti, pronar i Chelseat, nuk do të jetë në tribunë për ndeshjen e Champions Leagues kundër Juventusit, përkthen Periskopi nga ‘The Sun’.
Mungesa e gjatë e Abramovichit erdhi për shkak të komplikimeve me vizë, gjë që ndikoi në shtyerjen e projektit një-miliardësh për rizhvillimin e stadiumit.
Por tash ai është në Londër, si qytetar izraelit dhe pa vizë, duke vazhduar të përkrah punën në bamirësi ndaj antisemitizmit.
Dhe miliarderi u lavdërua nga presidenti izraelit, Isaac Herzog që përdori platformën e profilit të lart të Chelseat për të promovuar ndryshime në progres.
Abramovich, 55-vjeçar, mori pjesë në një event të vogël me 50 njerëz në stadiumin e perëndimit të Londrës, të dielën.
Mbledhja u organizua për të prezantuar instalacionin 49 Flames të artistit Solomon Souza.
Projekti i artistit britaniko-izraelit Souza është një homazh për atletët olimpikë të vrarë në Holokaust dhe është pjesë e fushatës ‘Thuaj Jo Antisemitizmit’ të Chelseat. /Periskopi.com/