Roman Yaremchuk sapo ka shënuar një prej golave më ‘neveritës’ që do shihni, kundër Kazakistanit të ‘Boratit’
Ukraina pati një fushatë të suksesshme në Euro 2020.
Zbirna u fut në kompeticionin e kësaj vere duke shpresuar se do të siguronte fazën e eleminimit direkt, transmeton Periskopi.
Pavarësisht se humbi dy herë në Grupin C, kjo Kombëtare kaloi në fazën tjetër si një prej skuadrave më të mira që përfundoi në vendin e tretë.
Një fitore 2-1 kundër Suedisë pastaj ia siguroi çerekfinalen, ku u mposht nga Anglia.
Ukraina u rikthye në aksion për herë të parë në ndeshjen kundër Kazakistanit – kualifikuese për Kupën e Botës.
Nuk u desh të kalonte shumë kohë që të shënonte golin e parë në ‘Astana Arena’ ndaj vendlindjes së personazhit fiktiv filmik ‘Borat’.
Roman Yaremchuk shënoi një prej golave më të bukur që kemi parë deri tash këtë vit.
25-vjeçari pranoi një top në një distancë të konsiderueshme nga porta, të cilin e kontrolloi dy herë me gjoks para se të lansonte një volej nga mëse 30 metra, për ta befasuar portierin.
Bukuri e vërtetë. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
What a fucking strike that is from Yaremchuk!! pic.twitter.com/leaOHuE0cQ
— IamMunz (@MunzIsBack) September 1, 2021