Roma – Shakhtar: Formacionet e mundshme

Periskopi.com Sporti

Juventusi arriti të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Roma shpreson ta bëjë këtë ndaj Shakhtar Donetskit.

Ndeshja e parë në Ukrainë kishte përfunduar me rezultat 2-1, por pavarësisht rezultatit klubi romak shpreson te kualifikimi.

Skenari është që stadiumi Olimpico t’i jep një mbështetje të madhe skuadrës italiane dhe e gjitha kjo të shndërrohet në motiv.

Edin Dzeko dhe Federico Fazio priten të kthehen si titullarë, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Roma (4-3-3): Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Strootman, De Rossi, Nainggolan; Perotti, Dzeko, Under.

Shakhtar (4-2-3-1): Pyatov; Butko, Ordets, Rakitsky, Ismaily; Fred, Stepanenko; Marlos, Taison, Bernard; Ferreyra. /Telegrafi/