Roma reagon fuqishëm kundër Super Ligës Evropiane

Roma reagon fuqishëm kundër Super Ligës Evropiane

Sa i përket Super Ligës Evropiane një gjë është e sigurtë, të gjithë po e urrejnë përveç grupeve të përfshira dhe pjesë e atyre që po e urrejnë është edhe Roma.

Interi, Juventusi dhe Milani janë klubet e Serie A që njoftuan të dielën se janë pjesë e kësaj gare të re të shkëputur nga UEFA.

Presidenti i Real Madridit dhe tashmë edhe i Superligës, Florentino Perez tha se klube si Roma dhe Napoli mund të ftohen në të ardhmen, por “Giallorossët” nuk duket se janë të interesuar të përfshihen në këtë garë.

“Ne do të dëshironim t’u drejtoheshim tifozëve tanë të mahnitshëm mbi njoftimin e fundit të një superligë të shkëputur.”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

“AS Roma është fuqimisht kundër këtij sistemi të mbyllur, pasi ajo fluturon në thelb kundër frymës së lojës që të gjithë e duam.”

“Disa gjëra janë më të rëndësishme se paratë, dhe ne mbetemi të vendosur në futbollin italian në një nivel të brendshëm dhe për gara të drejta, të hapura evropiane për të gjithë. Ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me Lega Serie A, Federata Italiane, ECA UEFA për të rritur dhe zhvilluar lojën e futbollit në Itali dhe në të gjithë botën.”

“Tifozët dhe futbolli bazë janë në thelb të sportit tonë dhe kjo nuk duhet të harrohet kurrë.”, thuhet në fund të deklaratës së lëshuar nga Roma.

 

Shpërndaje në: