Roma qëndron në hap me liderët, mposht Udinesen për të bërë presion në top katërshe
Roma ka vazhduar me formën e mirë në këtë fillim sezoni, derisa ka mposhtur minimalisht, 1-0, Udinesen si nikoqire.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Tammy Abraham në minutën e 36-të, pas një super vrapimi të Calaflorit.
Kjo është fitorja e katërt nga pesë ndeshjet e para të Jose Mourinhos në krye të ‘Giallorossëve’.
Romakët tash zënë pozitën e katërt në tabelën e Serie A me 12 pikë, një më pak se Interi dhe Milani që zënë pozitat dy respektivisht tre, dhe tre më pak se lideri që vazhdoi startin perfekt sonte, Napoli. /Periskopi.com/