Roma po përgatit kontratën e re për Mourinhon

Roma po përgatit kontratën e re për Mourinhon

Presidenti i Romës, Dan Friedkin, raportohet se dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Jose Mourinhon.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi italian është duke e përgatitur tashmë një kontratë të re për portugezin.

Kontrata e re parasheh që Mourinho të jetë i lidhur me Romën deri në verën e vitit 2025.

59-vjeçari thuhet se dëshiron të ketë garanci për të përforcuar edhe më shumë skuadrën, para se të vendosë për rinovim kontrate.

Megjithatë, kjo nuk shihet si problem pasi besohet se Friedkin është i gatshëm të investojë në skuadër në afatin kalimtar të verës së vitit të ardhshëm.

Kontrata aktuale e Mourinhos me klubin nga kryeqyteti i Italisë skadon më 30 qershor 2024.

“Special One” është trajner i romakëve nga korriku i vitit 2021. Ai sezonin e kaluar e udhëhoqi Romën drejt triumfit në Ligën e Konferencës.

Shpërndaje në: