Roma me lehtësi mposht Atalantan

Roma me lehtësi mposht Atalantan

Roma ka shënuar një fitore spektakolare në udhëtim kundër Atalanta.

Skuadra e Jose Mourinho ka shënuar fitore bindëse me rezultat 1:4, në udhëtimin në Bergamo.

Romakët kaluan në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes, me Tammy Abraham që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 27’ të ndeshjes, Nicolo Zaniolo dërgoi topin në rrjetë, për dyfishimin e epërsisë së ‘Giallorossi’.

Atalanta reagoi me Luis Muriel në minutën e 45+1’, por nuk arriti të bënte më shumë në këtë ndeshje.

Roma në anën tjetër deri në fund të ndeshjes gjeti edhe dy herë golin. Fillimisht, Smalling shënoi për 1:3 në minutën e 72’, derisa Abraham me golin e dytë personal dhe të katërtin për Romën vendosi shifrat finale 1:4.

Roma tashmë shkon në 31 pikë për pozitën pesë, derisa Atalanta mbetet me 37 pikë në pozitën e tretë.

Shpërndaje në: