Roma ka marrëveshje me Abraham – përgatit 45 milionë euro për Chelsean

Roma ka marrëveshje me Abraham – përgatit 45 milionë euro për Chelsean

Roma ka gjetur tashmë zëvendësuesin për Edin Dzeko.

Dzeko do të largohet në drejtim të skuadrës së Inter, dhe Roma ka gati zëvendësimin për të qysh tani.

Sipas raportimeve nga Italia, skuadra ‘Giallorossi’ ka arritur akordin me lojtarin Tammy Abraham, transmeton Periskopi.

Chelsea do të kërkojë 45 milionë euro për kartonin e anglezit, shifër kjo që nuk pritet të hap telashe.

Abraham nuk ka hapësirat e duhura në Londër dhe pritet të ndërrojë ambient. Roma shihet si mundësi e mirë për të. /Periskopi/

Shpërndaje në: