Roma e fortë për Milanin, fiton në Olimpico edhe pse luajti për 60 minuta me 10 lojtarë
Roma ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Milanit, kësaj radhe 2-1, për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Romakët e Daniele De Rossit kishin fituar edhe në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 në “San Siro” dhe kështu me rezultat 3-1 në total kaluan tutje.
Sikurse në ndeshjen e parë edhe në Olimpico, golin e parë e shënoi Gianluca Mancini për 1-0 në minutën e 12-të.
Pas dhjetë minutash, Paulo Dybala me një goditje shumë të bukur mposhti portierin e Milanit për 2-0.
Roma mbeti me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 31-të, kur Zeki Celik u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë, Roma kishte më shumë nga loja dhe në pjesën e dytë rreziko me Leandro Spinazzolan dhe Tammy Abraham.
Krejt çka bëri Milani ishte një gol me Matteo Gabbian në minutën e 85-të, pas asistimit të Rafael Leaos për 2-1.
Roma ruajti epërsinë dhe me dy fitore nga dy ndeshje, kalon tutje në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.