Roma dhe Inter nuk ndalen, shkëlqejnë në Serie A
Marash Kumbulla luajti më pak se gjysmë ore lojë në fitoren 3-0 të Romës përballë Monzas në javën e katërt të Serisë A.
Në minutën e 28-të, kur verdhekuqtë po kryesonin 1-0 me gol të Paulo Dybalas, mbrojtësi shqiptar kërkoi ndërrim pasi nuk mund të vazhdonte më gjatë. Në vend të tij u aktivizua anglezi Smaling. Mbetet për t’ua parë nëse qendërmbrojtësi kuqezi rrezikon grumbullimin për ndeshjet e shtatorit të kombëtares.
Vetëm pak çaste me vonë Dybala shënoi të dytin personal, duke “vrarë” shpresat e Monzës për rezultat pozitiv. Në minutën e 61-të Ibanez realizoi të tretin për skuadrën e Mourinhos, që përfiton në këtë mënyrë edhe nga ndalesa 0-0 e Milanit në fushën e Sassuolos, duke marrë kreun e klasifikimit.
Nuk bëri blof as Interi, që iu imponua po 3-1 Cremoneses me gola të Correas e Barellas në pjesën e parë dhe të Lautaros në fraksionin e dytë. Modestët e Cremoneses e shënuan golin e nderit në minutën e fundit të kohës së rregullt me Okereken.
Zikaltrit renditen pas Romës, me vetëm një pikë më pas se verdhekuqtë e një më shumë se Milani.