Roma barazon me norvegjezët pak të njohur, Conte debuton me fitore me Tottenhamin
Bodo/Glimt ka bërë befasinë duke arkëtuar një pikë ndaj Tottenham, derisa Tottenham me vështirësi ka mposhtur Vitessen.
Bodo/Glimt zhvilloi paraqitje të mirë, ku në fund, rezultati përfundimtar doli të jetë 2 – 2.
Mysafirët kaluan në epërsi në fundin e pjesës së parë përmes Solbakken që u asistua nga Hagen (45+1).
Roma pastaj barazoi rezultatin me anë të El Shaaraëy që u asistua nga Zanioli (54′).
Kur u mendua që Roma do e përmbys, Bodo/Glimt doli sërish në skenë që gjeti golin përmes Botheim (65′).
Golin që i solli barazimin Romës, e shënoi Ibanez pas një harkimi të Mayoral (84’).
Me këtë barazim, Bodo/Glimt është lider në grupin C me tetë pikë, derisa Roma renditët në pozitën e dytë me shtatë sosh.
Ndërkohë, trajneri Antonio Conte e ka nisur me fitore, aventurën te Tottenham duke shënuar fitore të vështirë ndaj Vitesse me rezultat 3 – 2.
Spurs e nisën shumë më mirë duke kaluar në epërsi përmes Son (15′), ndërsa Lucas dyfishoi epërsinë (22′).
Pas vetëm gjashtë minutave, falë goditjes së Kane, Rasmussen ndryshoi devijimin që pastaj përfundoi në portë (28′).
I njëjti, katër minuta më vonë, përmirësoi gabimin duke ngushtuar epërsinë (32′).
Vitesse nuk u dorëzua dhe shtatë minuta më vonë arriti të shënoi sërish përmes Beros (39′).
Pjesa e dytë ishte më agresive, ku u morën plotë tre kartonë të kuq. Fillimisht Romero i Tottenham (9′), pastaj Doekhi (81′) dhe Schubert (85′).
Me këtë fitore, Tottenham zë pozitën e dytë me shtatë pikë, derisa Vitesse në vendin e tretë me gjashtë sosh.