Rolls-Royce prezanton taksinë fluturuese
Taksia fluturuese shumë shpejt do të jetë një realitet, pasi grupi industrial britanik “Rolls-Royce” paraqiti projektin e tij për të zhvilluar automjete hibride elektrike që ngrihen dhe ulen vertikalisht dhe mund të dalin në rrugë brenda pesë viteve.
Kompania që ka selinë në Derbi, në qendër të Anglisë, prezantoi për herë të parë projektin e tij në sallonin e aeronautikës në Farnborug, pranë Londrës, ndërkohë që edhe industrialistët e tjerë janë duke konkuruar në këtë sektor.
Gjiganti aero-hapësinor synon të prodhojë një prototip të taksisë së tij fluturuese në 18 muajt e ardhshëm dhe me shumë mundësi mund të vihet në punë në fillim të viteve 2020.
Ky avion elektrik mund të mbajë deri në katër ose pesë pasagjerë, me një shpejtësi maksimale prej 322 kilometrash në orë dhe një kapacitet fluturimi deri në 805 kilometra.
“Mund të shohim një produkt të tillë në fluturim për tre ose pesë vite dhe do të bëjmë një shfaqje të këtij sistemi brenda dy vitesh”, thotë Rob Watson, i ngarkuar me sektorin elektrik tek “Rolls-Royce”.
Ky mjet hibrid, që ka kushtuar deri tani miliona sterlina për t’u zhvilluar, do të përdorë një turbinë tradicionale me gaz të kompletuar nga një sistem elektrik.