Rohde’s nuk i pëlqen emërtimi i rrugës “Afrim Bunjaku” në përvjetorin e Banjës
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 221-të – një ditë para përvjetorit të sulmit terrorist të Banjës – emërtoi Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, gjatë një fjalimi në Samitin e Kosovës për Paqe e Demokraci, ka vënë në pikëpyetje vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërtimin e rrugës rajonale me emrin e zyrtarit policor të vrarë “Afrim Bunjaku”.
Duke folur për narracionin etno-nacionalist që po mbizotëron si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, diplomati gjerman pyeti se “a duhet të ndodhë emërtimi i një rrugë në Banjë në ditën e përvjetorit të policit të vrarë”.
“Nuk jam aq i sigurte për këtë”, tha ai Samitin e Kosovës për Paqe e Demokraci, të titullar “Realitete radikale: dinamika etno-politike dhe integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor”.
Rohde ndër të tjera potencoi se pengesa më e madhe për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është “mungesa totale e vullnetit politik”
“Ajo çfarë na duhet është integrimi, pajtimi dhe kompromisi, për të arritur një gjë tillë zgjidhja është në tryezë”, tha ai duke iu referuar Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.
Diplomati gjerman vlerësoi gjithashtu se “nuk ka alternativë për dialogun”.
“E kemi marrëveshjen e Brukselit/Ohrit për të cilën duhet riangazhim. Kosova duhet të jetë aktive me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi që është një rrugë e cila mundëson integrimin e serbëve”, shtoi ai.