Rohde uron Prishtinën për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka uruar për vendimin që Lojërat Olimpike Mesdhetare të mbahen në Prishtinë.
Rohde ka thënë se ky vendim shënon fillimin e një rrugëtimi emocionues për organizatorët.
“Urime Prishtinës për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030! Ajo shënon fillimin e një udhëtimi emocionues për organizatorët, i mbushur me punë të palodhur dhe mundësi të bollshme në skenën globale.
#Lojëra Mesdhetare2030”, ka shkruar ai.