Rohde për Asociacionin: Duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, u tha edhe në Konkluzionet e BE-së

Rohde për Asociacionin: Duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, u tha edhe në Konkluzionet e BE-së

Draft-Statuti i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe “duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese” dhe se kështu është e shkruar edhe në konluzionet e miratuara në Këshillin e Bashkimit Evropian, tha ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

“Draftstatuti është një dokument i miratuar nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së, për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për të vazhduar me procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kujtojmë konkluzionet e fundit të Këshillit të BE-së: Drafti duhet të përcillet në Gjykatën Kushtetuese pa vonesa të mëtejshme”, tha Rohde për KP.

“Në të kaluarën, dialogu solli rezultate thelbësore. Që nga viti 2011, më shumë se 30 marrëveshje janë arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe shumë prej tyre janë zbatuar gjithashtu. Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara drejt rrugës së ardhshme të Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian”.

“Kjo u bë e qartë edhe nga Këshilli Evropian në takimin e tij më 17 dhjetor 2024, nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, komisionerja e re e zgjerimit Marta Kos si dhe nga përfaqësuesja e re e lartë, Kaja Kallas”, thotë ai.

Shpërndaje në: