Rohde, Oravit: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër BE-së
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Përmes një postim në platformën ”X”, Oravi ka thënë se ka pasur një shkëmbim të shkëlqyer pikëpamjesh me të dy ambasadorët.
“Pata një shkëmbim të shkëlqyer mendimesh me Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe me Ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, postimin e shefit të Zyrës së BE-së e ka shpërndarë Ambasadori gjerman Rohde.
“Faleminderit për vizitën tuaj sot Aivo Orav. Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rohde.