Rohde kujton gazetarët gjermanë vrarë nga forcat serbe në Kosovë më 1999
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kujtuar në 25 vjetorin e vrasjes së dy gazetarëve gjermanë dhe një përkthyesi të gazetës gjermane “Stern” që ishin vrarë nga forcat serbe në ditën e parë pas çlirimit të Kosovës.
“25 vjet më parë, në “ditën e parë të paqes”, gazetarët Gabriel Grüner, Volker Krämer dhe përkthyesi i tyre Senol Alit i revistës Stern janë vrarë në afërsi të Suharekës në Qafën e Duhelit. Sot, ne përkujtuam vdekjen e tyre me zyrtarë vendas, të afërm dhe kolegë gazetarë”, tha Rohde.
25 years ago, on the “first day of peace”, journalists Gabriel Grüner, Volker Krämer and their interpreter Senol Alit of 🇩🇪 magazine @sternde were murdered near Suhareka at Duhel Pass. Today, we commemorated their deaths with local officials, relatives and journalist colleagues. pic.twitter.com/LOSloSlkif
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 13, 2024