Rohde godet Dodikun për bllokadën e heqjes së vizave ndaj Kosovës: Kjo është shpërfillje ndaj progresit

Rohde godet Dodikun për bllokadën e heqjes së vizave ndaj Kosovës: Kjo është shpërfillje ndaj progresit

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka shkruar lidhur me qëndrimin e dhënë dje nga emisari gjerman, Manuel Sarrazin, në pyetjen e Gazetës Express lidhur me heqjen e vizave nga Kosova për shtetasit e Bosnje e Hercegovinës dhe bllokadës së Millorad Dodik.

Rohde ka thënë se Srrazin e ka vlerësuar vendimin e Kosovës për të lejuar udhëtimin pa viza për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, duke e cilësuar si një hap pozitiv në frymën e Procesit të Berlinit.

Ambasadori Rohde gjithashtu ka shkruar edhe për qëndrimin bllokues të Millorad Dodik si pasojë e të cilit Bosnja s’po arrin të marrë vendim për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Rohde thotë se një qëndrim i tillë tregon mospërfillje për lirinë e lëvizjes të popullit të tij dhe shpërfillje ndaj progresit.

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një konferencë për gazetarët të mbajtur një ditë pas Samitit të Procesit të Berlinit, ka thënë se vendimi i Kosovës për të hequr regjimin e vizave për shtetasit e Bosnjës është një hap pozitiv dhe fryma e vërtetë e Procesit të Berlinit.

Gjithashtu Sarrazin ka thënë se Gjermania që nga viti 2022 kërkon nga Dodik heqjen e vetos kombëtare për të zhbllokuar vendimmarrjen rreth lejimit të kosovarëve për të udhëtuar drejt Bosnje e Hercegovinës vetëm më letërnjoftim.

Sarrazin e ka bërë të qartë se kjo është shumë e rëndësishme që të ndodhë dhe ka theksuar se s’do të ketë “karamele” për Dodikun në këmbim të heqjes së vetos.

 

Shpërndaje në: