Roboti i LG, që do të shërbejë në aeroporte
LG do të publikojë robotin e ri të krijuar në konferencën e madhe të teknologjisë në Las Vegas. Roboti i quajtur Hub do të jetë një ndihmesë e madhe për aeroportet ndërkombëtare.
Ai pritet të vendoset në disa aeroporte të fuqishme amerikane dhe detyra e tij është të jap udhëzime dhe përgjigje për klientët.
Hub është projektuar për të iu përgjigjur konsumatorit varësisht moshës, gjinisë dhe di t’i dallojë racat e njerëzve.
Poashtu, varësisht moshës, roboti Hub do të ketë përshëndetje të ndryshme për njerëzit.
Hub pritet të testohet së pari në aeroporte, ndërsa më pas mund të funksionojë edhe në qendra tregtare të mëdha apo në ndërtesa të ndryshme. /Indeksonline/