Roboti debuton në Lojërat Olimpike dhe del i pagabueshëm

Sot kanë startuar ndeshjet e basketbollit në Tokyo.
Kryendeshja e ditës së sotme është duke u zhvilluar tani mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në pushimin mes dy pjesëve të kësaj ndeshje ka ndodhur diçka e veçantë në sportin e basketbollit.
Organizatorët kanë krijuar një robot që ka bërë disa gjuajtje në kosh.
Making his Olympics debut, Mr. Robot ? went for 3/3 at the half-time show!#Tokyo2020 #Basketball pic.twitter.com/GEFAJOve7d
— FIBA #Tokyo2020 (@FIBA) July 25, 2021
Roboti ishte i pagabueshëm pasi realizoi të gjitha gjuajtjet nga vija e tre-pikëshit, deri te gjuajtja nga mesi i fushës.