Robin Krasniqi nuk është kontaktuar nga askush, ende në pritje të vendimit të Komisionit për Ankesa
Ish-kampioni i botës, Robin Krasniqi ka zbuluar se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Komisioni i Boksit Gjerman (BDB), që prej kur e bëri ankesën.
Robin Krasniqi është ankuar zyrtarisht kundër vendimit të gjyqtarëve të 9 tetorit, ku kritikoi një sërë parregullsish në lidhje me luftën, nga roli i gjyqtarëve deri te BDB-ja.
Ekipi i Krasniqit kritikoi presidentin e BDB-së Thomas Putz, i cili thuhet se ka zëvendësuar gjyqtarët “në një kohë të shkurtër”. Mbi të gjitha është “diskutuar kompetenca” e vajzës së tij Karoline Putz, e cila e vlerësoi luftën në favor të Boeselit.