Robin Haxhi Krasniqi hap bunar uji në Pakistan: Prej Zotit vjen suksesi
Kampioni i botës në boks, Robin Krasniqi, ka hapur me mjetet e tij një bunar të ujit të pijshëm në një krahinë të quajtur Sindh në Pakistan.
Për këtë ka njoftuar vet Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
“Prej Zotit vjen suksesi! Uji është elementar për jetën tonë, ne e shijojmë çdo ditë dhe e shohim të vetëkuptueshëm konsumimin e ujit, por ka shumë vende në botë ku njerëzit nuk kanë ujë të pijshëm”, është shprehur Krasniqi.
“Andaj jam shumë i lumtur se kam arrit me ndërtu një bunar të ujit të pastër i cili rrjedh 24 orë në ditë në njërin nga vendet më të varfra në botë, ku njerëzit kanë shumë nevojë për ujë”.
View this post on Instagram