Robert Lewandowski sapo shënoi golin e 54-t të vitit dhe ishte thjesht bukuri
Robert Lewandowski ka qenë absolutisht i jashtëzakonshëm këtë sezon për Bayern Munichun.
Sulmuesi polak kishte shënuar plot 53 gola në vitin 2021 para ndeshjes së Bayernit kundër Hoffenheimit, të shtunën, transmeton Periskopi.
Dhe nuk u desh të prisnim shumë për ta parë të 54-tin në ‘Allianz Arena’.
Bayerni kaloi në epërsi në minutën e 16-të përmes Sere Gnabry.
Lewandowski pastaj dyfishoi pas gjysmë ore lojë – dhe e bëri me stil.
Sulmuesi polak lansoi një goditje për ta puthur në të dy faqet nga rreth 25 metra distancë, duke gjetur qoshen e epërme të portierit, i cili nuk pati asnjë gjasë ta priste.
Shikoni më poshtë…
Trop facile pour Lewandowski
(Le taff de Müller aussi) pic.twitter.com/W1KCeie31E
— мя вαуєяη™ ?⚪️? (@Mr_Bayern_) October 23, 2021