Robert Lewandowski më në fund thyen heshtjen pas ‘Topit të Artë’, jep deklaratë të sinqertë
Ylli polak, Robert Lewandowski përfundoi i dyti në garën për Topin e Artë, duke ndjekur Lionel Messin.
Për herë të parë pas ceremonisë së Topit të Artë, Robert Lewandowski ka dhënë disa komente
I pyetur për këto komente, Lewa ka thënë se ndjeu dëshpërim të madh, por tregoi respekt për argjentinasin.
“Unë ndjeva dëshpërim. Nuk mund ta mohoj”, ka thënë Lewandowski.
“Nuk mund të them se isha i lumtur, përkundrazi, ndjeva dëshpërim. Të jem aq afër, të garoj me Messin, sigurisht e respektoj për atë si luan dhe çfarë ka arritur. Vet fakti se garova me të tregon për nivelin që arrita”, ishin fjalët e sulmuesit të Bayern.
Lewandowski është shpallur sulmuesi më i mirë i vitit 2021, në ceremoninë e Topit të Artë.