Robert Berisha pretendon se pëlqehet më shumë se Dua Lipës: Ajo s’është funny, u pa gjatë karantinës kush ndiqet më shumë
Këngëtari i çuditshëm Robert Berisha pretendon se është më i ndjekur e më i dashur për publikun se sa Dua Lipa.
I ftuar në studion “Rudina”, Berisha tha se gjatë karantinës e ka parë se kur ai futej Live ndiqej nga mbi 17 mijë persona, ndërsa Lipa ndiqej nga vetëm 6 mijë e më pak.
“Gjatë pandemisë unë isha në Amerikë dhe kthimin e kisha nga Stambolli ku ngela dy ditë. Isha me Taynën dhe menaxherin e saj dhe ngelëm aty. Më 19 mars kur u kthyem u fut Kosova në karantinë dhe në aeroport na morën me busa dhe na çuan në konviktet e studentëve. Për dy javë i vetmi argëtim ka qenë Instagrami dhe rrjetet sociale. Në instagram nuk isha futur asnjëherë live dhe aty u futa për herë të parë. Pastaj fansat sa njerëz kanë pasur kur live. Ishte futur Dua Lipa gjatë karantinës dhe kishte vetëm 6 mijë njerëz duke e parë që ajo ka miliona ndjekës. Ajo është këngëtare shumë e mirë por ndoshta nuk është funny. Tek unë rrinin 2 orë dhe i kisha 17 mijë e 600 njerëz. Tregoja barsoleta, këndoja, kisha edhe barsoleta me spec siç i thoni ju… dje aty lindi ideja për emisionin +16. Të gjithë më thoshin gjynah që nuk e ke një emision tëndin,” tha Robert Berisha.
Dua Lipa i ka mbi 52 milionë ndjekës në Instagram ndërkaq z.Berisha i ka vetëm 188 mijë të tillë. /Periskopi