Robert Berisha: Mos më quani më Roberti i Norës
Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Robert Berisha, është një ndër personazhet më të përfolur për momentin për shkak edhe të marrëdhënies së tij me Nora Istrefin.
Ai së fundmi ka qenë i ftuar në në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel, gjersa edhe këtë herë nuk ka ngelur pa u përmendur ish-bashkëshortja e tij.
Roberti ndër tjerash ka folur edhe për faktin se shumë e konsiderojnë dhe e quajnë Roberti i Norës dhe siç është shprehur nuk i pëlqen të ketë këtë epitet
“Unë jam pianist i diplomuar në Akademi të Muzikës. Djali i Tomorr Berishës, kompozitor. Axha im është Bajram Berisha, producent i dirigjimit në Berlin të Gjermanisë. Që ta dinë të gjithë ata se thonë Roberti i Norës, jo. Roberti është i Tomorr Berishës”, është shprehur Berisha.
Ndarja e tij me ish-partneren muajve të fundit ka qenë një nga temat më të diskutuara dhe e tillë vazhdon të jetë edhe në ditët e sotme.
Përkundër këtyre, ish-çifti ruajnë raporte mjaft të mira dhe ajo që i mban më pranë njëri-tjetrit është vajza e tyre, Renee.
Në anën tjetër, dyshja momentalisht janë shumë të fokusuar në karrierë, teksa po punojnë në prurje të reja muzikore.