Robben e sfidon vetën në maratonë, përfundon i shkatërruar
Ish-sulmuesi holandez, në moshën 38-vjeçare ishte pjesë në edicionin e 40-të të Maratonës së Roterdamit. Një ngjarje shumë e njohur që tërheq mijëra njerëz çdo vit për të mbështetur atletët në garë.
Arjen Robben i dha lamtumirën futbollit në vitin 2019 me fanellën e Groningen në Holandë. Ish-sulmuesi holandez, në moshën 38-vjeçare ishte pjesë në edicionin e 40-të të Maratonës së Roterdamit. Një ngjarje shumë e njohur që tërheq mijëra njerëz çdo vit për të mbështetur atletët në garë.
Këtë vit pati një pritje të madhe për praninë e Robben i cili vendosi të vraponte pothuajse 43 kilometrat e rrugës nëpër rrugët e Roterdamit së bashku me ish-patinatorin Erben Wennemars. Në përfundim të garës, Robben pësoi një ngërç në këmbë.
“Jo argëtuese, me të vërtetë nuk ishte argëtuese. Unë ia arrita, por kaq. Shpesh lodhesha dhe më duhej të luftoja me frymëmarrjen,” tha i rraskapitur holandezi.
“Audienca në krah të ndihmon shumë. Faleminderit të gjithëve për këtë, kjo më bëri t’i shkoj deri në fund. Në fillim isha pak i preokupuar me kohën, por në një moment të caktuar e hodha atë në det. Më vjen mirë që mbijetova në maratonën time të parë.”