RMC zbulon çmendurinë e merkatos: Chelsea ishte gati të paguante 100 milionë euro për Marquinhos
Mediumi francez, RMC Sport, ka zbuluar një nga çmenduritë më të mëdha të merkatos.
Kylian Mbappe ishte saga më e madhe e merkatos (e pa finalizuar), por duket se ka pas edhe një tjetër për të cilën s’është raportuar.
RMC shkruan se Chelsea ishte gati të ofronte 100 milionë euro për kartonin e Marquinhos, transmeton Periskopi. Krejt kjo ndodhi gjatë merkatos së verës, por PSG s’ishte gati të dëgjonte.
‘Blutë’ e donin ribashkimin e Thiago Silva e Marquinhos në ‘Stamford Bridge’, meqë ata bënin një partneritet të mirë në Paris.
Gjithsesi, qëndrimi i PSG ishte i qartë. Ata nuk donin ta shisnin Marquinhos, i cili edhe vet preferonte të rrinte te PSG. /Periskopi/