Rizvanolli lut qytetarët dhe bizneset që të kursejnë energjinë elektrike: Çdo masë e vogël ndihmon

Rizvanolli lut qytetarët dhe bizneset që të kursejnë energjinë elektrike: Çdo masë e vogël ndihmon

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, apelon qytetarët dhe bizneset që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike.

“Sikurse që edhe gjatë muajve e viteve të kaluara, lusim qytetarët dhe bizneset që të jenë shumë të kujdesshëm në masën që është e mundshme me kursimin e energjisë elektrike”, tha Rizvanolli në konferencën për media.

Ajo tha se çdo masë e vogël ndihmon jo vetëm në përballimin e sfidave aktuale, por edhe në forcimin e qëndrueshmërisë së vendit për të ardhmen.

“Sulmet si kjo janë të jashtëzakonshme, mirëpo nga ana tjetër përderisa lufta në Ukrainë vazhdon, dhe situata e sigurisë gjeopolitike është kaq e ndjeshme, situata e furnizimit dhe çmimit të energjisë elektrike në treg do të jetë gjithnjë një problem potencial”, deklaroi Rizvanolli.

Shpërndaje në: