Rivali i Barcelonës interesohet për Kessien
Atletico Madridi raportohet se ka shprehur interesim për Franck Kessien.
Diego Simeone dëshiron që ta përforcojë mesfushën e skuadrës së tij dhe 26-vjeçari është shfaqur si një opsion, ka raportuar “Marca”, transmeton Gazeta Express.
Sofyan Amrabat besohet se vazhdon të jetë prioriteti i klubit nga Madridit, por anëtari i Barcelonës vlerësohet tani si një alternativë.
Barça është e hapur për të shitur Kessie pas vetëm një sezoni në klub, teksa raportohet se ia kanë vendosur një çmim prej 35 milionë eurosh.
Ky çmim mund ta vështirësojë një lëvizje të mundshme të mesfushorit në “Wanda Metropolitano”, nëse eventualisht klubet nuk dakordohen për një çmim më të ulët.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.