Rivalë të përbetuar për tregojnë klasin për një kauzë më të madhe: Bashkohen fansat e Milanit dhe Interit
Kur është një kauzë më e madhe, edhe rivalët më të mëdhenj mund të bëhen bashkë. Rasti konkret së fundmi është te tifozët ultras të Milanit e Interit.
Dy tifozeritë janë bashkuar në një nismë për të dërguar ushqime, rroba dhe shumë gjëra të tjera të nevojshme për pjesët më të varfra të Milanos.
Përfaqësuesit e dy taboreve kanë mbledhur të mira materiale për t’u dhënë njerëzve në nevojë në qytet.
Gjithçka u dorëzua dje në delegacionin e “Engjëjve të Qytetit” të pranishëm në San Siro.