Rituali i çuditshëm në Indi, rrahën gratë për t’i çliruar nga ‘shpirtërat e liga’ (Foto)
Pamjet tronditëse kanë kapur gratë indiane të cilat u rrahën gjatë një rituali të çuditshëm për t’i çliruar ato nga ‘shpirtërat e liga’.
Çdo vit rreth 2.000 gra vrapojnë për pesë orë që të futen në tempullin e lashtë Achappan në Trichy të Indisë jugore, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Ato gjunjëzohen në tokë për t’u goditur në mënyrë të egër nga një prift.
Shumë gra që e përjetojnë këtë tronditje vuajnë nga dhimbja, ndërsa anëtarët e familjes së tyre i shohin, duke shpresuar se do të shërohen.
Një vajzë e shkollës Vishakha, të cilës u ishte imponuar nga prindërit e saj për të qenë pjesë e këtij rituali, tha “Prindërit e mi mendojnë se unë jam e çmendur sepse nuk tregoj interes për studimet e mia”.
“Tani shokët e mi do të qeshin me mua kur të shohin shenjat e kamxhikut që unë do të marr pasi të ndiqja këtë ritual për të kuruar çrregullimet mendore”, bërtiti vajza e re.
Një prift këmbënguli që fshikullimi nuk ishte një krim, duke shtuar: “Është një besim i devotshëm dhe praktika është një traditë e lashtë. Ne nuk mund të ndryshojmë”.
Disa gra të moshuara janë dakord me priftin dhe besojnë se fshikullimi do t’i shërojë ato./Periskopi/