Rita Ora uron Shën Valentinin me këtë porosi
14 shkurti njihet edhe si Dita e të Dashuruarve.
Në këtë ditë të gjithë të dashuruarit përkujdesen që të ndajnë momente sa më të lumtura me partnerin/en, ndonëse dedikimet romantike nuk mungojnë as në rrjete sociale.
“Urime Shën Valentini për të gjithë të dashuruarit e mi në këtë ditë. Shpresoj që zemrat e juaja të jenë të mbushura me dashuri dhe mos harroni se të duash vetën është po aq e rëndësishme sa dikush tjetër që të do ty”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në Instagram.