Rita Ora shijon rrezet e diellit, ndërsa thekson gjoksin përmes rrobave të larjes
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, vazhdon të jetë ndër më e pëlqyra dhe më me trend.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke mbajtur të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, me anë të disa imazheve, ajo ka lënë ‘gojëhapur’ fansat me pozat e marra para një pishine.
E veshur me bikini të bardha, Rita në rend të parë ka vënë në pah linjat e tonifikuara trupore, e sidomos gjoksin e formësuar.
“Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse që jam në gjendje të shpenzojë më shumë kohë me miqtë dhe familjen gjatë këtyre ditëve”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Ndërkaq, kësaj radhe ajo ka vendosur që të mos përdor makijazh, kurse flokët e lagura I ka lënë të lira mbi supe.
Theksojmë se ditë më parë ajo është akuzuar nga disa komentues për përvetësim kulturor, bazuar në stilin dhe paraqitjet e saj.