Rita Ora shfaqet pa grim dhe ka një pyetje për të gjithë
Rita Ora ka befasuar edhe kësaj radhe me pamjen natyrale.
Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora njihet për bukurinë natyrale, ndërsa ajo gjithashtu ka spikatur me veshjen dhe stilin e saj të veçantë, shkruan lajmi.net.
Këtë herë këngëtarja është shfaqur pa grim apo veshje ekstravagante duke treguar se ka filluar një pastrim trupi me anë të lëngjeve të shëndetshme.
Ritën mund ta shohin thuajse gjithmonë të veshur në një mënyrë që tregon trupin e saj aq të stërvitur, ndërsa me këtë publikim ajo tregon se është hera e parë që provon të pastrimin me anë të lëngjeve.
Ajo vazhdoi duke pyetur ndjekësit e saj ” Kush prej jush ka provuar pastrimin me anë të lëngjeve të shëndetshme dhe si ja bëni?”.