Rita Ora s’e harron Kosovën, bën veprimin e veçantë për 17 shkurt
Në prag të përvjetorit të 13’të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë momentin kur ishte emëruar Ambasadore Nderi e Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka shpërndarë një video nga pritja e veçantë që ishte organizuar në ambasadën e Kosovës në Londër, më 10 korrik të vitit 2015, kur ish-presidentja Atifete Jahjaga i kishte dorëzuar Medaljen Presidenciale “Ambasadore e Nderit”, e Republikës së Kosovës në botë.
“Ky moment <3”, ka qenë mbishkrimi që Rita i ka vënë kësaj videoje.
Ndryshe, Rita ka publikuar më 12 shkurt këngën “Bang”, në videoklipin e së cilës shfaqet me veshje me motive kombëtare.