Rita Ora reklamon linjat trupore në fustan të ngushtë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora merr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e fundit.
Artistja, këtë herë u shfaq e veshur me një fustan të ngushtë e të gjatë, në të cilin dukej shumë joshëse.
Ajo kishte vendosur që t’i lidhte flokët sipër, teksa edhe ishte grimuar me një grim më të rëndë.
Rita, pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve, të cilët ka kohë që nuk e kanë parë me paraqitje të tilla.
Ndryshe, përveç paraqitjeve të këngëtares në evente, fansat presin me padurim që të dëgjojnë edhe ndonjë këngë të re nga Rita.