Rita Ora ndihmon në ndërtimin e shtëpive në Shqipëri
Rita Ora iu ka bashkuar yjeve tjera shqiptare të muzikës botëror, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, për të iu dalur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Vajzat shqiptare që përherë na bëjnë krenar me sukseset e tyre, edhe një herë e kanë dëshmuar dashurinë që kanë për popullin e tyre.
Rita ka bërë të ditur që ka bashkëpunuar me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për të përzgjedhur disa familje që kanë nevojë për të iu rindërtuar shtëpitë që mbeten të shkatërruara nga tërmeti.
Si fillim ajo bëri të ditur që kanë zgjedhur familjen Sala për të iu dalur në ndihmë, ndërsa do të vazhdojnë me ritëm të njëjtë edhe për familje tjera.
Më poshtë statusi i Ritës:
Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri !!! Unë kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se çfarë është gjëja e duhur për të bërë. Së bashku me Erion Veliaj, ne kemi vendosur të zgjedhim një familje të ia rindërtojmë një shtëpi pas shkatërrimi nga tërmeti tragjikë në që goditë Shqipërinë.
Erion është një udhëheqës i vërtetë dhe unë me të vërtetë respektoj udhëzimet e tij për të udhëhequr me shembull. Unë sugjeroj që kushdo që mundet, ju lutemi të gjeni një familje ose bamirësi ose të ndihmoni në rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe. Familja e parë që unë kam zgjedhur është familja Sala, dhe ne jemi duke ndjekur përparimin e kësaj dhe shumë familjeve të tjera që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë, ju poashtu mund të klikon në këtë link për të ndihmuar.
Me dashuri, Rita”.