Rita Ora magjepsëse në premierën e filmit të të fejuarit të saj
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka magjepsur me paraqitjen e saj të fundit në premierën e filmit “Thor: Love and Thunder”.
Ajo ishte e veshur me një fustan tejet elegant, teksa i dhuroi puthje të ëmbël në faqe të fejuarin e saj.
Këngëtarja u paraqit atje për ta mbështetur, Taika Waititin, i cili është regjisor i filmit.
Ata po ecnin dorë për dorë poshtë tapetit blu në eventin e mbushur me yje.
“Thor: Love and Thunder”, me regji të Taikas, shfaqet në kinematë australiane dhe në Britaninë e Madhe më 7 korrik dhe më 8 korrik në Shtetet e Bashkuara.
Kjo paraqitje e përbashkët e çiftit, vjen pak kohë pasi Rita dhe Taikia janë parë duke u zhvendosur në shtëpinë e tyre të re në Londër.