Rita Ora kujton me nostalgji projektin ‘Shine ya light’ që u bë në Kosovë
‘Shine ya light’ një nga këngët më të veçanta për Rita Orën.
Rita Ora shtatë vite më parë kishte realizuar projektin ‘Shine ya light’, xhirimet e të cilit i kishte bërë në vendlindjen e saj në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Ky është një nga projektet më të veçanta për këngëtaren e cila minuta më parë ndau një postim ku shprehur shumë nostalgjike për kohën kur po xhironte këtë klip.
“Sot është përvjetori i solos ‘Shine Ya Light’ !! Aq shumë kujtime të mahnitshme për xhirimin e videos në Kosovë, ku kam parë kaq shumë njerëz, një nga projektet e mia të para, diçka që nuk do ta harroj kurrë faleminderit për të gjithë ju” ishte shkrimi i Ritës.