Rita Ora kalon mbrëmjen jashtë me shoqëri, merr vëmendje me veshjen
Rita shijoi një mbrëmje në Londër bashkë me miqtë e saj.
Rita Ora komentohet shumë si për projektet muzikore ashtu edhe për paraqitjet publike, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, mbrëmjen e kaluar vendosi të argëtohet bashkë me shoqëri në Londër, ndërsa nuk munguan shkrepjet e paparacëve.
Artistja kishte veshur një palë pantallona dhe triko, ndërsa u fotografua duke shëtitur në qendër të qytetit.
Rita i kishte lëshuar flokët në krahë, ndërsa duket se për dukjen u frymëzua në stil të viteve “80-ta.
E gjithë vëmendja ishte tek paraqitje me trikon me dekolte të hapur, ndërsa derisa u drejtua për tek vetura, ajo vendosi maskën në fytyrë.