Rita Ora ka disa këshilla si të qëndroni në formë të mirë fizike
Nëse jeni një nga 16 milionë ndjekësit e Rita Orës në Instagram, atëherë e dini se sa e dhënë është ajo pas fitnesit. Nëse nuk është duke ushtruar me trajnerin personal, Jono Castano, atëherë ajo është duke e ndarë ndonjë video ku shfaqet e përkushtuar ndaj ushtrimeve fizike.
Sidoqoftë, këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore është një nga ata njerëz që e bënë fitnesin të duket si proces i lehtë. Marrë parasysh që orari i saj i ngjeshur na bënë të ndihemi se jemi dembelë, megjithëkëtë Rita është shumë e gatshme ta zbulojë sekretin prapa rutinës së fitnesit.
Këto janë këshillat e yllit të muzikës rreth mënyrës për të qëndruar në formë të shëndetshme fizike, dhe të jetë sa më e fuqishme që është e mundur.
I bënë stërvitjet të lehta për të
Nëse ka një gjë që do t’ju ndihmojë të jeni të jeni të qëndrueshëm, kjo është t’i bëjë stërvitjet tuaja sa më të lehta dhe të qasshme. Për Ritën, kjo do të thotë t’i marrësh me vete pajisjet e palestrës kudo që shkon.
Nuk e tepron me ushtrimet fizike
Fotografitë e postuara pas ushtrimeve janë vërtetim se Rita bënë stërvitje rregullisht, por ekziston një kufi mes bërjes së fitnesit për kënaqësi dhe teprimit me ushtrimet fizike. Për portalin “Womens Helath” ajo deklaroi se stërvitet maksimumi katër herë në javë. Ditët e pushimit janë shumë të rëndësishme për të, pasi e inkurajojnë rritjen e muskujve dhe ju ndihmojnë të qëndroni të motivuar.
I përzien stërvitjet
Këngëtarja ka treguar se për të funksionon mirë përzierja e stërvitjeve. Zakonisht tri herë në javë shkon në palestër, kurse një ditë ndjekë kurse të Pilates. Ajo thotë se është e rëndësishme t’i gjeni ushtrimet që ju përshtaten dhe ju pëlqejnë, dhe ndryshimi i rutinës është i domosdoshëm për rezultate sa më të mira.
Kujdeset të jetë gjithmonë e hidratuar
Kur u pyet se çfarë ka bërë ndryshimin më të madh në rutinën e saj të fitnesit, Rita tha se këta muajt e fundit i ka konsumuar deri në dy litra ujë në ditë, dhe ka vërejtur rezultate të mira në fizikun e saj. Pra është e vërtetë, uji është me të vërtetë eliksiri i jetës.
Kujdeset për ushqimin që i përshtatet
Me kalimin e viteve, Rita e ka mësuar se çfarë përmasash të ushqimit i përshtaten më shumë trupit të saj. Tani, ajo thotë se zakonisht e han një mëngjes të shëndetshëm, një drekë të konsiderueshme dhe më pas një darkë të lehtë. Mbani mend: trupi i Ritës është krejtësisht i ndryshëm nga trupi juaj dhe mënyra se si ajo e strukturon orarin e vakteve të ushqimit, mund të mos jetë i përshtatshëm për ju.
Gjatë intervistës së Ritës për revistën “Womens Health”, këngëtarja dhe aktorja dëshiron ta sqarojë se gjërat që funksionojnë për të, mund të mos funksionojnë për të tjerët.
Unë mund të flas vetëm për veten. Me këto këshilla nuk po tentoj t’iu them se jam eksperte e shëndetit dhe i di të gjitha gjërat rreth fitnesit, sepse kjo nuk është e vërtetë. Thjeshtë, këto janë gjërat që kanë funksionuar për mua”, deklaroi në fund Ora.
Po ashtu së fundmi ajo e ka lansuar linjën e re dhe të jashtëzakonshme të veshjeve të fitnesit, “Humans Being”, çka pa dyshim ndihmon kur vjen puna për të gjetur motivimin për stërvitje.