Rita Ora flet pas ndërtimit të shtëpisë së familjes Sala, në Shqipëri

Rita Ora flet pas ndërtimit të shtëpisë së familjes Sala, në Shqipëri

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri la shumë të vdekur, qindra të plagosur e mijëra të pastrehë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, kishte vendosur që familjes Sala t’ia ndërtonte shtëpinë.

Tani shtëpia është ndërtuar, dhe 6 anëtarët e familjës Sala u futën në shtëpinë e re.

Erion Veliaj përmes një postimi e dha lajmin e mirë, ku edhe e falënderoi Ritën për kontributin e saj.

E kjo e fundit, ia ri-postoi postimin e Veliajt, ku ai tha “Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!”.

“Shtëpia që e kam ndërtuar me ekipin tim, më në fund erdhi në jetë!! Faleminderit të gjithëve që ndihmuan ta bëjmë këtë realitet! #kosovoambassador”, ka shkruar Rita.

Rita në vitin 2015 është shpallur ambasadore nderi në Kosovë për shkak të punës së saj me UNICEF, nga ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Shpërndaje në: