Rita Ora falënderon Valdrin Sahitin për veshjet tradicionale: Pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë

Rita Ora falënderon Valdrin Sahitin për veshjet tradicionale: Pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë

Projekti i ri i Rita Orës është thuajse në finalizim.

Këngëtarja shqiptare me renome botërore ka prezantuar ditën e sotme (e hënë) një pjesë të klipit të ri.

Kjo bëri që të ketë reagime të shumta, pasi në pjesën e ndarë në Instagram ajo shfaqet e veshur me rroba tradicionale të punuara nga kreatori Valdrin Sahiti.

30 vjeçarja së fundmi e ka falënderuar publikisht stilistin shqiptar, i cili u përkujdes për çdo detaj në veshjet që edhe identifikojnë shqiptarët.

“Valdrin Sahiti, ju e keni ‘mbytur’ këtë. Faleminderit. Pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë”, ka thënë ajo.

Kjo këngë e yllit shqiptar do të publikohet saktësisht ditën e premte (12 shkurt) dhe është bashkëpunimi i saj mes artistëve: David Guetta, Gunna dhe Khea.

 

Projekti rikthyes i Orës mezi po pritet edhe nga fansat e miqtë që mban në rrjete sociale.

Shpërndaje në: