Rita Ora dhe Dua Lipa konkurente për të njëjtin çmim

Periskopi.com Showbiz

Së shpejti do të mbahet “Germany’s Echo Awards”, ngjarje që organizohet tash e 26 vite, për të njohur dhe shpërblyer artistët më të sukseshëm dhe më me ndikim në industrinë muzikore gjermane dhe internacionale.

Ceremonia “Germany’s Echo Awards” 2018 do të mbahet më 12 prill në Berlin dhe tashmë janë bërë të ditur emrat e artistëve të nominuar në 22 kategori dhe atyre që do të performojnë, shkruan Radio Plus.

Këngëtari i njohur Britanik, Ed Sheeran dhe krijuesi i hitit “Despacito”, Luis Fonsi janë artistët më të nominuar në këtë edicion.

Artistë tjerë internacionalë të nominuar në kategoritë e “Echo Awards” janë: Taylor Swift, Imagine Dragons, Camila Cabello, The Kelly Family, Dua Lipa, Rita Ora si dhe shumë artistë gjermanë si: Mark Forster, Wincent Weiss, Kraftklub, Alice Merton etj.

Këngëtaret me prejardhje nga Kosova Dua Lipa dhe Rita Ora të cilat komentohen shumë për raportet mes tyre, janë nominuar në një kategori.

Dua dhe Rita janë konkurrente për çmimin “Künstlerin international” apo “Artisti më i mirë ndërkombëtar”. Në këtë kategori Dua Lipa është nominuar me albumin e saj të parë të titulluar “Dua Lipa” ndërsa Rita Ora është nominuar me hitet e saj “Your Song” dhe “Anywhere”.

Në kategorinë “Artisti më i mirë ndërkombëtar” përveç Rita Orës dhe Dua Lipës të nominuara janë edhe këngëtaret e njohura Taylor Swift, Pink dhe Camila Cabello.

Rita Ora është edhe në mesin e artistëve që do të performojnë në këtë ceremoni. Rita, bashkë me Liam Payne do të performojë hitin e saj të fundit “For You”.

Artistë të tjerë që do të performojnë në natën e ndarjes së çmimeve “Germany’s Echo Awards” janë edhe Jason Derulo dhe Helene Fischer, e cila është nominuar 16 herë përgjatë në edicionet e “Echo Awards”. /radioplus/