Rita Ora dhe Ava Max fituese në ‘LOS40 Music Awards’
Tashmë nuk është risi dominimi i vajzave shqiptare në skenën e muzikës botërore.
Mbrëmë në Madrid të Spanjës është mbajtur ndarja e çmimeve prestigjioze ‘LOS40 Music Awards 2019’ ku të nominuara ishin edhe dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Ava Max.
Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria, Ava Max ishte e nominuar në dy kategori “Kënga më e mirë ndërkombëtare” dhe “Artistja e re më e mirë internacionale e vitit”.
25 vjeçarja arriti të triumfoj në kategorinë “Kënga më e mirë ndërkombëtare”, për hitin e saj “Sweet but Psycho”.
E nominuar në dy kategori ishte edhe Rita Ora, “Videoja më e mirë muzikore e vitit” dhe “Artisti më i mirë ndërkombëtar i vitit”
Rita doli fituese në kategorinë “Videoja më e mirë muzikore e vitit”, për këngën “RIP” në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anitta.
Për dallim nga Ava Max, Rita nuk ishte prezentë në event, por përmes rrjeteve sociale tha se ndihet e lumtur dhe krenare për këtë./Indeksonline/